Lajme
Veliu për skandalin e punësimeve në KEK: Kapje e ashpër e institucioneve të pavarura
Demokracia
19:03 | 05 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu e ka komentuar skandalin e punësimeve  në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh që nga ardhja e Qeverisë “Kurti 2”, me Ndërmarrjet Publike, bordet e institucione të tjera ku po punësohet njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje është kapje e ashpër e institucioneve të pavarura.

Madje sipas tij veprimet e qeverisë në pushtet janë edhe më keq sesa ato të cilat ata dikur i kritikonin, krejt kjo pasi sipas tij më herët janë respektuar procedurat ndërkaq tanimë nuk po ndodh njëjtë.

“Veç edhe ma keq sesa ato dukuritë që ata i kanë kritikuar, bile përpara janë respektuar edhe procedurat, tash nuk po respektohen, po ndodhin emërime pa konkurs nëpër Borde, institucione të pavarura…. është shumë më keq…. kapje shumë ashpër e institucioneve”, ka thënë Veliu.

Në lidhje me punësimet në KEK ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se ato vende me të punësuar ishin parandarë për për 40 familjarë e 80 militantë partiak të VV-së.

Të ngjashme