ShowBiz
Vedati: Jashtë BBVK me disa banorë nuk do të ndaja as oksigjenin
Demokracia
09:28 | 11 Shkurt 2023

Share:

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami javë më parë iu bashkua banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka marr vëmendje që në hyrje dhe është bërë pjesë e diskutimeve dhe situatave të ndryshme që krijohen brenda shtëpisë së famshme.

Përfshira e tij nuk ka munguar as mbrëmë (e premte) gjatë spektaklit të radhës teksa u pyet për të dhënë mendimin e tij rreth rrjedhës së ngjarjeve.

Vedati nuk ka kursyer thumbat drejt banorëve duke thënë që me disa prej tyre nuk do të ndante as oksigjenin jashtë shtëpisë së BBVK.

“Jam krenar dhe i lumtur që kam hyrë në Big Brother, unë nuk kam hyrë për këta banorë, këta kanë qëlluar rastësisht këtu, kam hyrë për kontentin e Big Brother, rregullat dhe publikun jashtë, ndoshta në jetë të përditshme jashtë Big Brother me disa prej tyre nuk do ta ndaja as oksigjenin”, tha Vedati.

Ndryshe, kujtojmë që e eliminuara e radhës mbrëmë ishte Vivien Thano, e cila qëndroi brenda shtëpisë së famshme më shumë se dy muaj.

Ajo u prit nga reperi Getinjo, me të cilin ka krijuar në lidhje romantike në kohën kur të dy ishin pjesë e BBVK.

Të ngjashme