Sport
Vedat Muriqin “e rrahin” shokët e skuadrës për ditëlindje
Demokracia
15:06 | 24 Prill 2023

Share:

Për Vedat Muriqin, sot është një ditë e veçantë.

Futbollisti kosovar e feston sot ditëlindjen e 29-të.

Dhe, si e do tradita, “Pirati” është pritur me brohoritje nga shokët e skuadrës tek Mallorca, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, atij i është formuar “tuneli” i zakonshëm nga bashkëlojtarët, të cilët me këtë rast “e kanë rrahur”, me shaka.

“Kalimi më i vështirë”, ka shkruar Mallorca në rrjetet sociale.

E pasi doli nga “tuneli”, përfaqësuesi kosovar i kishte disa fjalë për shokët e skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.

“Do ta vras dikë këtu”, ka thënë Muriqi, i cili para se të hynte në “tunel” tha se do të kalonte i qetë.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024