Sport
Vedat Muriqi rikthehet në Prizren në valën e raportimeve për të ardhmen e tij
Demokracia
09:54 | 07 Korrik 2022

Share:

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar veror.

Gjatë ditës është raportuar se ai do të transferohet te skuadra nga Belgjika, Club Brugge.

Por si duket futbollisti nuk po merret aq shumë me transferimin e tij, pasi që është parë në qytetin e Prizrenit.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi duket i lumtur në një aheng familjar.

Të ngjashme