Sport
Vedat Muriqi nga pushimet ngacmon bashkëlojtarët që po stërviten në diell
Demokracia
17:34 | 08 Korrik 2023

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi momentalisht gjendet në pushime para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri 2023/24.

Skuadra e Mallorcas ka filluar stërvitjet, kurse përmes rrjeteve sociale lojtari ‘Dardan’ i ka ngacmuar ata duke ia çuar një foto.

“Si janë makinat”, ka shkruar Muriqi në foton e publikuar në rrjetet sociale, kur sheh bashkëlojtarët e tij duke u stërvitur në temperatura tejet të larta.

Kujtojmë që Vedat Muriqi përkundër ofertave pritet të qëndroj në La Liga, te Mallorca edhe sezonin e ri.

 

Të ngjashme