Sport
Vedat Muriqi i kryen me sukses vizitat mjekësore te Lazio
Demokracia
11:55 | 11 Korrik 2022

Share:

Pasi nuk i kaloi vizitat mjekësore me sukses me klubin e Brugge, Vedat Muriqi rikthehet sërish në Romë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është parë mëngjesin e sotëm në klinikën “Paideia” për të zhvilluar ekzaminimet mjekësore me skuadrën bardhekaltër.

Sipas mediave italiane ai ka kaluar me sukses testet dhe është gati ta nis fazën përgatitore me Lazion.

Në sezonin e kaluar si i huazuar me fanellën e Majorkës në La Liga, Vedat Muriqi u aktivizua gjithsej në 16 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi dhe 3 herë. /Demokracia.com

Të ngjashme