Lajme
Vdes një person nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë
Demokracia
09:44 | 30 Janar 2024

Share:

Një person ka vdekur të martën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.

Ai tutje ka thënë se për këtë rast janë informuar të gjithë njësitë e hetimeve.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës”.

Vetëm më 27 nëntor të 2023-ës, 42 aksidente ishin regjistruar për 24 orë, njëri kishte qenë me fatalitet.

Policia ka apeluar vazhdimisht për për kujdes në trafik.

Të ngjashme