Lajme
Vdes një person në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë
Demokracia
08:46 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Një person ka vdekur në Prishtinë pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim derisa ishte duke punuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte viktima.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme