Lajme
Vdes një person në Obiliq, kishte lëndime në kokë
Demokracia
14:08 | 16 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një pëson ka vdekur mëngjesin e sotëm në Obiliq.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë (në Obiliq), është dërguar për trajtim mjekësor dhe  i njëjti pak minuta më pas, ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK”, tha Ahmeti.

Lidhur me rastin për Demokracia.com e ka kontaktuar edhe Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë. Kishte lëndime në kokë”, tha Syla.

Sipas Policisë trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen./Demokracia.com/

 

Të ngjashme