Lajme
Vdes një i burgosur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK
Demokracia
11:35 | 02 Korrik 2023

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i burgosuri ishte pranuar në burg me disa komplikime shëndetësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976. N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më tej, në njoftim thuhet se, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verifikim të shkakut të vdekjes.

Të ngjashme