Lajme
Vdes një grua në QKUK, djali i saj dyshon se nuk pati trajtim të duhur nga mjekët
Demokracia
10:31 | 10 Nëntor 2022

Share:

Një grua ka vdekur në QKUK dhe rastin në polici e ka hapur djali i saj pasi dyshon se nuk u trajtua në mënyrë të duhur nga mjekët.

Policia rastin e ka hapur si “hetim i vdekjes”, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/QKUK, Prishtinë 08.11.2022 – NN. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme