Lajme
Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar në maj të këtij viti
Demokracia
10:28 | 07 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK personi i cili ishte aksidentuar në maj të vitit 2022.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ishte duke marrë trajtim në QKUK dhe ka ndërruar jetë të mërkurën, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Shtërpcë  23.05.2022 – 13:29. Me 06.07.2022 lidhur me rastin, është informuar se viktima mashkull  kosovar, derisa ishte në tretman mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Demokracia.com/

Të ngjashme