Lajme
Britania po “i lutet” Izraelit që të rihapë pikën kufitare Rafah
Demokracia
19:08 | 07 Maj 2024

Share:

Mbretëria e Bashkuar po “i lutet” Izraelit që të rihapë pikën kufitare Rafah në Gaza.

Kështu tha njëri nga ministrat e Jashtëm britanik, Baron Ahmad i Wimbledon, raporton The Guardian.

Ai gjithashtu i bëri jehonë shqetësimeve për një ofensivë ushtarake të kërcënuar në qytetin jugor të Rafah, duke theksuar se rreth gjysma e popullsisë – rreth 600 mijë ishin fëmijë.

“Ne po i lutemi Izraelit që të sigurojë që vendkalimet që u mbyllën të hapen menjëherë, përfshirë në Rafah”, tha ai.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për mundësinë e një inkursioni ushtarak, duke pasur parasysh numrin e civilëve që janë strehuar atje dhe rëndësinë e Rafah-ut për sa i përket kalimit për ndihmë”, shtoi ministri.

Të ngjashme