ShowBiz
Vdes në moshën 83-vjeçare kreatori i njohur i modës Roberto Cavalli
Demokracia
09:11 | 13 Prill 2024

Share:

Dizajneri italian i modës Roberto Cavalli ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Shtëpia e modës që mban emrin e tij njoftoi vdekjen e dizajnerit në Instagram, por nuk dha detaje për rrethanat.

Megjithatë, agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se Cavalli vdiq pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e tij në Firence.

Ai themeloi brendin e tij në vitet e 70-ta. Dizajnet e artistit janë veshur prej yjeve si Brigitte Bardot, Sophia Loren, Kim Kardashian si dhe Jennifer Lopez.

Drejtori kreativ i Roberto Cavallit, Fausto Puglisi tha se stilisti do të vazhdojë të jetë si “burim frymëzimi për të tjerët”.

“Të punoja me Cavallin ishte nderi më i madh i karrierës time”, tha Puglisi në llogarinë e brendit në Instagram.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024