Lajme
Vdes në aksident trafiku një shqiptar në Itali
Demokracia
11:08 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku la të vdekur një shqiptar.

Mediat vendase raportojnë se në aksidentin që ndodhi në Teramo të Italisë ka humbur jetën 60 vjeçari shqiptar Agron Gjata.

Ky i fundit me mjetin tip “Nisan” tentoi të parakalonte por gjatë tentativës së tij u përplas me një furgon dhe makina e tij u përmbys disa herë derisa u përplas me mjetin tip ‘Fiat punto” drejtuar nga 59 vjeçari Ascoli Piceno.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mund t’i shpëtonte plagëve të marra.

I plagosur në këtë aksident ka mbetur edhe pronari i makinës Fiat.

Të ngjashme