Lajme
Vdes edhe një nxënëse nga sulmi i 3 majit me armë në shkollë në Beograd
Demokracia
16:09 | 15 Maj 2023

Share:

Një vajzë që është qëlluar në kokë gjatë të shtënave masive në një shkollë fillore në Beograd më 3 maj, ka vdekur në spital të hënën, ka njoftuar Ministria serbe e Shëndetësisë, raportoi Reuters.

“Përkundër operacionit urgjent dhe gjithë trajtimit intensiv të ndërmarrë, pacientja e cila pësoi lëndime të rënda në kokë nga të shtënat në shkollën “Vladislav Ribnikar” vdiq”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më 3 maj, një djalë 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle në të shtënat masive në shkollë në Serbi.

Vetëm një ditë më vonë, një rast tjetër ndodhi po në Serbi, ku një 21-vjeçar vrau tetë njerëz dhe plagosi 14 të tjerë me një pushkë.

Të ngjashme