Lajme
Vdes doktori kosovar
Demokracia
11:25 | 20 Prill 2022

Share:

Ka ndërruar jetë urologu nga Gjilani, dr. Shevqet Mehmeti.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit përmes një njoftimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë që sot, më 19 prill 2022, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Dr. Shevqet Ramush Mehmeti. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 20.04.2022 (e mërkurë), me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan. Për të pame do t’ju njoftojmë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe dega e LDK-së në Gjilan, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të doktorit në shëndetësi.

“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim.

Mehmeti kishte më shumë se 40 vjet përvojë pune si specialist i urologjisë dhe ultrasonist.

Ai njihej edhe si koleksionist pasi kishte krijuar një koleksion të trashëgimisë kulturore në shtëpinë e tij.

Të ngjashme