Sport
Vdekja e lojtarit 17-vjeçar, Ademi: Ikja e Erionit është humbje e madhe për futbollin tonë
Demokracia
15:58 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Futbollisti 17-vjeçar, Erion Kajtazi është varrosur mes lotësh dhe dhimbjesh në fshatin Zasellë të Mitrovicës.

Të pranishëm në varrimin e Kajtazit kanë qenë futbollistët e Trepçës ’89 dhe shokët e tij. Po ashtu prezent në varrimin e tij kanë qenë krerët e FFK-së në krye me Agim Ademin dhe të tjerët, shkruan Demokracia.com.

I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar edhe një herë tjetër për vdekjen e Kajtazit, duke shkruar fjalë të mëdha për të ndjerin.

Vdekja e Erion Kajtazit është humbje e madhe për futbollin e Kosovës, ka shkruar Ademi në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Lamtumirë Erion!

Sot familjarë, bashkëlojtarë, trajnerë, mësimdhënës, shokë e miq të shumtë ia dhamë lamtumirën Erion Kajtazit, djaloshit, nxënësit e futbollistit shembullor mitrovicas.

Ikja e tij në lulet e rinisë la të pikëlluar jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ata që e njohën, si dhe mbarë komunitetin e futbollit.

Eri, siç e thrrisnin të gjithë, ishte intelegjent, plot vullnet për jetë dhe me ëndrrën për t’u bërë emër i madh i futbollit.

Atëherë kur ishte në rrugën e duhur për ta realizuar ëndrrën e tij, Perëndia e mori afër vetes si një engjëll.

Eri shquhej si njëri nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ishte shembull në fushën e gjelbër. Ai e dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares U17, derisa ishte afër transferimit në futbollin evropian, atje ku synonte ta ndërtonte karrierën e tij të bujshme.

Shuarja e Erit është dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin tonë.

Në këtë ditë pikëllimi të ndarjes fizike prej tij, lus Zotin që familjes t’i japë forcë për ta përballuar këtë dhembje të madhe.

Eri do të jetë pjesë e pandashme e çdo zemre që pati fatin ta njohë!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme