Lajme
Vdekja e 30-vjeçarit në aksident, Policia bllokon tërësisht rrugën Podujevë-Merdare
Demokracia
23:24 | 26 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Mbrëmjen e sotme ka humbur jetën një 30-vjeçar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë-Merdare.

Në magjistralen Podujevë-Merdare, përkatësisht në fshatin Shtedim një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Demokracia.com, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:45 ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një çiklist, ku për pasojë çiklisti 30-vjeçar ka humbur jetën.

Tutje Borovci po ashtu ka njoftuar se për shkak të hetimeve të këtij aksidenti, aksi rrugor Podujevë-Merdare dhe anasjelltas do të jetë i bllokuar deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.  Deri në përfundim të këqyrjes së vendit të ngjarjes ky segment rrugor do të jetë plotësisht i bllokuar për qarkullim të automjeteve”, ka treguar Borovci.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpijnë në këtë aks rrugor, pra nga drejtimi i Podujevës për në Merdare dhe anasjelltas. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Aksident trafiku në Shtedim, vdes një 30-vjeçar

Të ngjashme