Sport
Vazhdon fenomeni për të cilin raportoi Demokracia: Mulaj ndahet me klubin e Ligës së Parë, pak ditë pas zyrtarizimit
Demokracia
18:38 | 30 Janar 2022

Share:

Aventura e futbollistit Erblind Mulaj te klubi i A&N ka zgjatur vetëm pak ditë, raporton Demokracia.com.

Mulaj i cili u largua nga Dukagjini në këtë afat kalimtar të dimrit është ndarë me A&N vetëm pak kohë pas zyrtarizimit.

Demokracia.com nga burime të sigurta mëson se Mulaj dhe A&N janë ndarë me marrëveshje të dyanshem.

26-vjeçari u konsiderua si transferim “bomb” nga klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

“Bomba e mbrëmjes – Erblind Mulaj. Ju prezantojmë transferimin e rradhës të skuadrës i cili vie direkt nga Superliga e Kosovës në futboll ,  Mulaj me përvojë të madhe të futbollit tonë i bashkohet rrugëtimit tonë drejt superligës.Si një sulmues i krahut shumë kualitativ bëhet pjesë e jona”, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit më 24 janar të këtij viti.

LEXO EDHE: Fenomeni “amatoresk” në futbollin e Kosovës, klubet dhe lojtarët “divorcohen” brenda ditësh

“Divorci” brenda ditësh mes Mulajt dhe A&N nuk është i vetmi i këtij afati kalimtar, ngase ditë më parë janë shfaqur edhe dy fenomene të tilla.

Gazeta ditë më parë i kishte kushtuar një artikull këtij fenomeni i cili po shfaqet në pothuajse secilën merkato të transferimeve në futbollin e Kosovës.

Rasti i parafundit ka ndodhur të mërkurën mbrëma (26 janar) kur portieri i njohur, Armend Ruxhi u prezantua te Vushtrria. Kalimi i tij te ish-kampionët e Kosovës erdhi vetëm shtatë ditë pasi u zyrtarizua te klubi tjetër i Ligës së Parë, A&N.

E njëjta situatë i ka ndodhur edhe “gardianit” tjetër kosovar, Andin Thaqit në po këtë afat kalimtar. Këtij të fundit aventura te Vushtrria fillimisht i zgjati vetëm dy ditë, ngase iu bashkua më pas Ulpianës në Superligë./Demokracia.com/

Të ngjashme