Sport
Vazhdojnë incidentet në ndeshjet e basketbollit, tifozët sulmojnë policët dhe thyejnë disa ulëse të palestrës
Demokracia
09:58 | 16 Shkurt 2023

Share:

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në Rahovec nga tifozët pas ndeshjes së Kupës së Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë, disa prej tifozëve nuk kanë zbatuar urdhërat e personave zyrtar gjatë daljes nga palestra, duke sulmuar zyrtarët policorë si dhe kanë thyer disa ulëse të palestrës “Mizair Isma”, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme.

“Është raportuar se disa persona gjatë zhvillimit te një ndeshje në palestër sportive gjatë daljes – largimit nuk kanë zbatuar urdhërat e personave zyrtar si dhe kanë sulmuar disa zyrtar policor dhe disa personave të tjerë, si dhe kanë thyer disa ulëse të palestrës. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin policor./Demokracia.com/

Të ngjashme