Lajme
Vazhdojnë dorëheqjet, gazetari i njohur rus largohet pa paralajmërim
Demokracia
18:57 | 15 Mars 2022

Share:

Vadim Glusker, një gazetar i shquar rus dhe korrespondent i NTV në Bruksel, dha dorëheqjen pasi Marina Ovsyanikova, një gazetare e televizionit shtetëror rus, u paraqit në mbrëmje në Kanalin 1 me një pankartë kundër luftës, transmeton Demokracia.com.

Këtë e ka konfirmuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, raporton BBC.

NTV tha për RIA Novosti se Glusker dha dorëheqjen “për arsye shëndetësore”.

NTV është stacioni i tretë televiziv rus më i njohur dhe është në pronësi të gjigantit të gazit Gazprom.

Ka gjithashtu raportime se Zana Agalakova, korrespondente e Channel 1 në Paris, ka dhënë dorëheqjen – por ky lajm nuk janë konfirmuar. /Demokracia.com/

Dënohet me 255 euro gazetarja që protestoi kundër Putinit

Të ngjashme