Lajme
Dënohet me 255 euro gazetarja që protestoi kundër Putinit
Demokracia
18:22 | 15 Mars 2022

Share:

Gazetarja që kishte ndërprerë një transmetim ‘live’ të një televizioni shtetëror të Rusisë dje me një protest kundër luftës është dënuar me 280 dollarë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Marina Ovsyannikova, punonjëse e Channel One, ishte paraqitur në gjykatën e Ostankino në Moskë sot gjatë ditës.

Të hënën, ajo kishte mbajtur një pankartë në të cilin shkruhej një slogan që dënonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, prapa një prezantuese të lajmeve të Channel One.

Hetuesit shtetërorë po shikojnë mundësinë nëse ajo mund të dënohet sipas ligjit të ri që mundëson burgim deri në 15 vite, thotë agjensia e lajmeve ruse TASS, duke cituar një burim të forcave të rendit.

Sidoqoftë, bëhet e ditur se ajo ka pranuar një dënim me gjobë pasi ajo u shpall e fajshme për thyerjen e ligjit mbi protestat.

Të ngjashme