Sport
Vashat U19 të Kosovës udhëtojnë në Skoci
Demokracia
11:42 | 04 Prill 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka udhëtuar në Edinburgh të Skocisë, ku gjatë ditëve të ardhshme do t’i zhvillojë tri ndeshje në kuadër të Grupit 4 të Ligës B, në kualifikimet për Evropianin 2023.

Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit ndeshjen e parë e luajnë të martën, në orën 14:00 kundër Estonisë.

Më pas Dardanet e reja ballafaqohen me Kazakistanin, më 8 prill në orën 20:00 dhe në fund përballen me nikoqiren e këtij turneu kualifikues, Skocinë, më 11 prill në orën 16:00.

Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A./Demokracia.com/

Të ngjashme