Sport
Vashat e Kosovës nuk ia dalin, mposhten nga Norvegjia në “Fadil Vokrri”
Demokracia
21:06 | 21 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar disfatë ndaj Norvegjisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.

Vashat kosovare u mundën bindshëm 0-3 nga futbollistet norvegjeze në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Ekipi skandinav e kreu punën qysh në pjesën e parë kur realizuan të gjithë golat që në fund dolën të ishin të fitores.

Kosova me këtë humbje renditet në vendin e pestë me dy pikë.

Ndërsa Norvegjia pozicionohet në pozitën e parë me gjashtë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme