Sport
“Varvari provokuan keq Llapin e Kosovës” – Mediumi serb krenohet me huliganët malazezë që sulmuan ekipin kosovar
Demokracia
13:12 | 09 Korrik 2022

Share:

Ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Buducnostit të Podgoricës dhe Llapit është përcjellur me sulme drejt bankinës së llapjanëve e fyerje dhe këngë kundër shqiptarëve, raporton Demokracia.com.

Mediat serbe kanë shkruar rreth skandaleve që kanë shkaktuar huliganët malazezë.

“Telegraf.rs” raporton me krenari për këngët dhe pankartat kundër shqiptarëve nga malazezët në takimin e parë të luajtur në kryeqendrën e Malit të Zi.

“Barbarët provokuan shqiptarët nga Kosova: Kënduan se po shkonin në Serbi, vendosën një pankartë për të cilën do të flitet. Llapi është skuadër nga Podujeva, por ndeshjet kualifikuese do t’i luajë në Prishtinë. Tashmë të enjten e ardhshme, Buduçnost po viziton kryeqytetin e provincës serbe”, thuhet në titullin skandaloz të mediumit serb, transmeton Demokracia.com.

Disa grupe në tribunën e Varvarit janë jashtëzakonisht të orientuara nga Serbia dhe tradicionalisht ndihmojnë Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Së bashku me disa klube të tjera nga Serbia dhe rajoni, ata janë të rregullt në aksionet e ndihmës humanitare për serbët në shtetin e pavarur të Kosovës.

Buducnosti i Podgoricës të enjten e viziton kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën për ndeshjen kthyese që luhet me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme