ShowBiz
Valon Syla tregon se a do të hyjë në Big Brother VIP Kosova
Demokracia
19:11 | 29 Gusht 2023

Share:

Gazetari Valon Syla është një nga emrat e përmendur me të cilin platforma “Big Brother VIP Kosova” po synon që ta ketë në edicionin e dytë.

Syla, megjithatë, në një prononcim për Insajderin ka njoftuar se e ka refuzuar ofertën për arsye personale.

I njëjti ka bërë të ditur se ka pasur ftesë edhe në edicionin e parë të BBVK.

“Dy herë më kanë ftuar në Big Brother Kosova edhe edicionin e parë edhe këtë të dytin. Liberta Spahiu ishte personi që kam kontaktuar zakonisht dhe më shpesh”, ka bërë të ditur gazetari Syla.

“Por, pasi i kam konsideruar të gjitha,  jetën personale e private dhe llogaritë profesionale… sidomos privatësinë, jo timen veçanërisht sa privatësinë e të gjithë më të dashurive e të mi, të afërt… pastaj punët që duhet me i lënë, kontratat e deri tashme me i anulu, debatet në T7 dhe median online Metro, mendoj se më shtrejtë më kushton privatisht e profesionalisht se sa që do të mund të përfitoja në ndonjë aspekt”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Fama është e rendesishme, por njerzit e tu dhe privatësia e tyre është edhe më e rëndësishme”.

Të ngjashme