Lajme
Valon Syla: Albin Kurti lëshoj pe, koka struk pas mesnatës nën sjetull të Ambasadorit amerikan
Demokracia
08:38 | 22 Nëntor 2022

Share:

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për shtyerjen e afatit të gjobitjes për ata që përdorin targa ilegale në Kosovë, ka reaguar edhe Valon Syla.

“Albin Kurti, lëshoj pe. Koka struk sonte pas mesnatës nër sjetull të Ambasadorit Amerikan, të cilit i majke ligjerata për sovranitet. Krejt kjo ishte lojë propagande për 51% me bo llugë, që mi hongër fjalët, pas shpullave të krejt diplomacisë botërore, prej Amerikës, NATOs dhe vendeve të BE’së”, ka shkruar Syla.

Syla është shprehur se çasja e Kurtit ka mundur që të jetë më konstruktive që nga fillimi.

“Ka mujtë me qenë konstruktiv prej fillimi, jo kështu mas shpullave të rona diplomatike me u zboth, kaq keq. Besimi në të ka humb me sonte. Poçavër. Por kjo është ‘dinjiteti’ i Albin Kurtit. Vazhdoni me na sha, tash… edhe naj ditë. Te nderuar miq, fleni tash, se une s’mun flej. Dihet. Armiku nuk flen”, ka shkruar Valon Syla.

Të ngjashme