Lajme
Vali Corleone arrestohet në një hotel, dyshohet se iu gjetën drogë dhe 11 fishekë
Demokracia
21:45 | 05 Mars 2023

Share:

Vali Corleone është arrestuar gjatë ditës së shtune në një hotel në Gjilan.

Vali Corleone është arrestuar pasi që në dhomën e tij është gjetur një sasi e vogël e narkotikëve dhe disa fishekë.

“Dhoma ku po qëndronte ai është bastisur dhe aty janë zbuluar një sasi e vogël e narkotikëve prej 0.3 gram dhe 11 fishekë. Vali Corelone dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt” – kanë thënë për Kallxo.com burime brenda Policisë.

I njëjti rasti del të jetë raportuar edhe në raportin e Policisë së Kosovës, të cilët kanë treguar se i dyshuarit (Vali Corleone) është liruar me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në dhomën e tij të hotelit janë gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024
Lajme • 06 Maj 2024