Lajme
Valbon Krasniqi emërohet drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së
Demokracia
15:43 | 10 Shkurt 2021

Share:

Infektologu Valbon Krasniqi është emëruar drejtor i SHSKUK-së.

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka emëruar infektologun Valbon Krasniqi drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së, raporton Demokracia.com.

Kjo u bë e ditur nga vetë SHSKUK-ja përmes një njoftimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së, pa ndërhyrje:

Bordi i SHSKUK-së emëron Valbon Krasniqin drejtor të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi. /Demokracia.com/

Bordi i SHSKUK-së emëron Valbon Krasniqin drejtor të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar…

Posted by QKUK- Shskuk info on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

Të ngjashme