Auto&Tech
Vaksina kundër Covid dhe teste negative të rreme po shiten në darknet
Demokracia
21:18 | 23 Mars 2021

Share:

Vaksinat Covid-19, pasaportat e vaksinave dhe letrat e testit negativ të rreme po shiten në darknet.

Çmimet variojnë midis 500dhe 750 dollarë për dozat e vaksinave të AstraZeneca, Sputnik, Sinopharm ose Johnson & Johnson, transmeton Demokracia.com

Certifikatat e rreme të vaksinimit po shiten gjithashtu nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë.

Studiuesit thonë se ata kanë parë një “rritje të shpejtë” të reklamave për vaksinat në darknet, ndërsa BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse vaksinat janë të vërteta.

Çka është darknet?

Darknet, i njohur gjithashtu si dark web, është një pjesë e internetit që është e arritshme vetëm përmes mjeteve specifike të shfletuesit.

Darkweb përdoret për aktivitete të paligjshme të tilla si tregjet e zeza, ndarja e paligjshme e skedarëve dhe shkëmbimi i mallrave ose shërbimeve të paligjshme (përfshirë të dhëna financiare dhe private të vjedhura).

Anonimiteti i darknet tërheq tregtarët e drogës, hakerat shitës të pornografisë për fëmijë.

Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike Check Point kanë monitoruar forume piraterie dhe tregje të tjera që nga janari, kur u shfaqën për herë të parë reklamat e vaksinave.

Ata thonë se numri i reklamave që ata kanë parë është trefishuar në më shumë se 1,200.

Shitësit e vaksinave duket të jenë nga SHBA, MB, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia.

Ekipi gjeti reklama të shumta në tekst cirilik rus, si dhe në anglisht.

Vaksinat e reklamuara përfshijnë Oxford-AstraZeneca me 500 dollarë dhe Johnson & Johnson dhe Sputnik secila me 600 dollarë dhe Sinopharm me 750 dollarë./Demokracia.com

Të ngjashme