Kuriozitete
Ushtrisë amerikane i humb avioni 80 milionë dollarësh, kërkon ndihmën e qytetarëve
Demokracia
12:46 | 18 Shtator 2023

Share:

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjendjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti, për shkak të një defekti.

Avioni u zhduku nga radari, mbrëmjen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti ka hasur një avari në mjetin fluturues dhe për këtë arsye u hodh me parashutë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po pyetet se ku mund të ketë përfunduar avioni.

Incidenti është ende i paqartë, teksa autoritetet po kërkojnë përreth dy liqeneve në Chaleston për mbetje të avionit F-35B Lightning II.

Menjëherë pas ngjarjes, baza ushtarake në Charlston bëri një postim në X, ku e cilësoi si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit.

F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”, ai kushton plot 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit në luftën ajrore.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024