Lajme
Ushtria ruse: Gjetëm 152 ushtarë ukrainas të vdekur në një kontejner në Azovstal
Demokracia
13:23 | 31 Maj 2022

Share:

Ushtria ruse ka njoftuar se ka gjetur trupat e 152 luftëtarëve ukrainas në bunkerë nëntokësorë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, të cilën e futi nwn kontroll në fillim të këtij muaji pas një rrethimi të gjatë, shkruan Demokracia.com.

“Trupat e 152 luftëtarëve dhe ushtarëve të rënë të Forcave të Armatosura të Ukrainës u ruajtën në një kontejner frigoriferik që nuk funksiononte më”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në Moskë.

Ai shtoi se autoritetet ruse nuk kanë marrë ende një kërkesë nga udhëheqësit ukrainas për t’i kthyer të vdekurit tek ata. Konashenkov tha se kishte mina nën trupa dhe shtoi se ukrainasit me siguri synonin të hidhnin në erë kontejnerin për të fajësuar Rusinë për luftëtarët e vdekur. /Demokracia.com/

Të ngjashme