Lajme
Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë thellojnë bashkëpunimet ushtarake
Demokracia
11:24 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,thotë se Kosova dhe Shqipëria do të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”, shkruan Mehaj në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.

“Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, përfundon ai.

Të ngjashme