Lajme
Ushtarët ukrainas “ulin armët” për ta festuar fitoren në Eurovizion
Demokracia
18:15 | 15 Maj 2022

Share:

Një grup ushtarësh të Ukrainës lanë armët për një moment për të festuar triumfin e vendit të tyre në festivalin e Eurovizionit.

Nga një bodrum, ata u shprehën optimist se lufta do të ndalej dhe vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje ta organizojnë festivalin më të madh të këngës evropiane.

Kështu u zotua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas triumfit në Eurovizion, ai tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe vitin e ardhshëm Festivali Evropian i Këngës do të zhvillohet në Mariupoli, i cili është një nga qytetet që ka vuajtur më shumë pasojat e luftës, ku janë vrarë me mijëra persona. /A2CNN

Të ngjashme