Lajme
Ushtarët italianë të KFOR’it shpërndajnë dhurata për fëmijët nga një shoqatë bamirëse në Klinë
Demokracia
11:10 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim kanë shpërndarë dhurata për Krishtlindje për fëmijët e të gjitha moshave nga shoqata bamirëse “Casa Umbra”.

Pas dorëzimit të dhuratave për fëmijët, grupi i Regjimentit të 11-të të Bersaglieri performoi muzikë për Krishtlindje dhe këngë të tjera të njohura për fëmijët.

“#KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.”, thuhet në postim.

Të ngjashme