Lajme
Ushtarët e Putinit largohen nga veriu i Ukrainës, kërkojnë ndihmë nga Bjellorusia
Demokracia
18:32 | 27 Mars 2022

Share:

Derisa ofensiva e Rusisë në Ukrainë është duke ngecur, ushtria ukrainase thotë se njësitet ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi – një shtet ky aleat i Rusisë – në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.

Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se radhët ruse kishin nevojë për rotacion.

Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione.

Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi.

Të ngjashme