Lajme
Ushtarët e FSK-së në stërvitje të përbashkët me Forcat Speciale amerikane në Prishtinë
Demokracia
18:22 | 20 Prill 2022

Share:

Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë, ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe Forcave Speciale amerikane.

Njësia Speciale e Ndërhyrjes së shpejtë e FSK-së është trajnuar sot nga Forcat Speciale të ushtrisë amerikane për teknikat e bartjes së të plagosurve.

“Njësia Speciale e Ndërhyrjes së FSK-së në Kosovë ka kryer teknika të transportit të viktimave gjatë një stërvitje dypalëshe stërvitore me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane në Prishtinë. Ne trajnojmë vazhdimisht me partnerët tanë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme