Lajme
Ushtarët amerikanë shkojnë në një xhami në Prishtinë, imami publikon fotografi me ta
Demokracia
19:05 | 12 Gusht 2023

Share:

Imami i një prej xhamive në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka pritur të premten ushtarakë amerikanë nga kampi Bondsteel, që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë. Maliqi ka thënë se është ndjerë i privilegjuar dhe në të njëjtën kohë mirënjohës për vizitën e ushtarakëve amerikanë. “Dje, pata nderin dhe privilegjin të mirëpres në xhaminë tonë miqtë tanë nga Kampi i Ushtrisë Amerikane në Bondsteel, Kapelanin Major Leslie, Kapelanin Major Hatfield, Major Nigrelle, SGT Sheridan, SFC Smith — KFOR-32”, ka shkruar imami Maliqi në një postim në Facebook. “Ne së bashku patëm një takim të gjatë, bisedë të ngrohtë e të dobishme, dhe diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme. E falënderoj Zotin që i kemi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme