Lajme
Kurti në SHBA| Kryeministria e konfirmon s’e nuk do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
11:03 | 06 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).”, ka njoftuar Kryeministria.

Demokracia.com ka raportuar për vizitën e tij në SHBA dhe s’e nuk do të ketë takime të nivelit të lartë.

Osmani e Kurti këtë muaj sërish në SHBA, Shtëpia e Bardhë i mbyll dyert për ta

Ndryshe, të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa shprehur mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, të enjten Kurti takoi në Prishtinë ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht.

Të ngjashme