Lajme
Urgjenca e marrëveshjes me Serbinë| Ndihmës-Sekretarja amerikane vjen në Kosovë
Demokracia
19:57 | 13 Prill 2022

Share:

Ndihmëssekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, pritet që gjatë këtij muaji të vizitojë Kosovën.

Demokracia.com merr vesh se vizita e saj në Kosovë lidhet me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Donfried edhe më herët kishte komentuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se takimi i liderëve duhet të ketë një agjendë me tema në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur.

Karen Donfreid mori ketë pozitë gjatë shtatorit të vitit 2021, ndërsa kjo pritet që jetë vizita e saj e parë në Kosovë.

Donfreid ka qenë presidente e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, që nga Prilli i vitit 2014./Demokracia.com/

Të ngjashme