Lajme
“Unë do ta shkruaj një Statut për Zajednicën” | BE hedh poshtë idenë e Kurtit, i pret komentet dhe sugjerimet e tij
Demokracia
20:46 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se “mund të shkruajë” draft-statutin e Asociacionit gjatë vitit të ardhshëm.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Koha.net, BE-ja ka deklaruar se Kosova ka pasur mundësinë për 10 vjetët e fundit të paraqes një propozim për Asociacionin.

“Kosova e ka pasur mundësinë për 10 vjetët e fundit ta paraqesë një propozim për Asociacionin. Në këtë fazë të avancuar të procesit ku themelimi i Asociacionit pritet të fillojë së shpejti, Kosova ftohet t’i ofrojë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin”, ka deklaruar BE-ja në për Kohën.

Të ngjashme