Lajme
Ultimatumi i BE për Kosovën dhe Serbinë, e mbështet Edi Rama: Vazhdimi i mosplanit absurd, vetë-shkaktues
Demokracia
16:40 | 03 Qershor 2023

Share:

Pas ultimatumit të Bashkimi Evropian, e cila përmes një deklarate të shefit të politikës së Jashtme Josep Borrell i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të ulur tensionet dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e trazuar të Kosovës, duke paralajmëruar se nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët.

Borrell lëshoi një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pa bashkërenduar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të ulur tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama i cili mbështet qëndrimin e BE.

” BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi me këtë mosplan absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe ku zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane.”, shkruan Rama.

Të ngjashme