Lajme
Ukrainë: Qindra trupa të vrarë gjenden nëpër mbeturinat e ndërtesave
Demokracia
12:22 | 09 Qershor 2022

Share:

Qindra trupa në Mariupol janë gjetur në mbeturinat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol.

Kështu ka thënë këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko, ka raportuar BBC të enjten.

Raportohet se 50 deri në 100 trupa janë gjetur në çdo bllok të banesave të cilat po nxirren në vazhdimësi nga rrënojat.

Muajin e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, ka thënë se 60 për qind e ndërtesave në Mariupol ishin shkatërruar, nga të cilat 20% nuk​​mund të rindërtoheshin.

Ende nuk dihet saktë numri i viktimave në Mariupol.

Të ngjashme