Lajme
Ukrainasit neutralizojnë dy njësi të ushtrisë ruse në Kharkiv
Demokracia
18:17 | 11 Tetor 2022

Share:

Forcat ukrainase kanë arritur të “neutralizojnë” dy grupe të ushtrisë ruse në rajonin e Kharkivit, e këtë e kanë dokumentuar me një video.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqen veturat e ushtrisë ruse duke lëvizur nëpër një lagje të banuar, dhe në një moment goditen nga predhat.

Akoma nuk është bërë i ditur lokacioni i saktë i këtij aksioni për shkaqe sigurie, por në një moment në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët ukrainas duke u futur brenda një shtëpi ku ishin fshehur rusët.

Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve është duke vazhduar, në veçanti në jug dhe lindje të vendit ku shumë territore janë nën kontrollin e rusëve.

E deri më tani kjo kundërofensivë ka dhënë frytet e saj – duke i detyruar ushtarët rusë të tërhiqen nga shumë rajone nga frika se mund të rrethohen nga të gjitha anët.

Madje këtë e ka pranuar edhe vet presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se ushtarët janë tërhequr pasi ishin rrethuar nga ushtarët ukrainas. /Telegrafi

Të ngjashme