Lajme
Ukraina thotë se ka shkatërruar një të tretën e tankeve moderne të Rusisë
Demokracia
17:59 | 29 Maj 2022

Share:

Rusët humbën rreth një të tretën e tankeve të tyre moderne në luftën me Ukrainën.

Kështu së paku shkruan Ukrinform, sipas të cilit medium këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Viktor Andrusiv.

“Para luftës me Ukrainën, Rusia kishte rreth 3000 tanke moderne në arsenalin e saj, dhe tani më shumë se 30% janë shkatërruar tashmë nga mbrojtësit tanë në tre muajt e luftës. Epo, në gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas zyrtarit, tanket T-34, të cilat Rusia mund t’i marrë nga magazinimi afatgjatë për luftën me Ukrainën, “nuk do të shkojnë larg”.

Siç raporton tutje Ukrinform, Rusia po dërgon tanke të vjetëruara T-62 në vijat e frontit në Ukrainë, gjë që tregon mungesë të pajisjeve moderne dhe të gatshme për luftë.

Të ngjashme