Lajme
Ukraina: Rajoni i qytetit port të Odesës është sulmuar me raketa nga deti
Demokracia
08:01 | 07 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Një zonë në rajonin e Odesës iu nënshtrua një sulmi raketor nga Rusia nga deti, sipas Shtabit Operacional të Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës.

Sulmi goditi fshatin Tuzla, rreth 102 kilometra në jugperëndim nga Odesa, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.

Nuk u raportua për viktima, megjithëse autoritetet thanë se sulmi goditi infrastrukturën kritike.

Qyteti port i Odesës është një objektiv kyç për Rusinë, pasi marrja e tij do të shkëpuste Ukrainën nga shumica dërrmuese e importeve dhe eksporteve të saj nga deti./Demokracia.com/

Të ngjashme