Lajme
Ukraina pretendon se ka rrëzuar dy aeroplanë rusë, përfshirë një A-50
Demokracia
19:10 | 15 Janar 2024

Share:

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar një aeroplan spiun ushtarak rus që po fluturonte mbi Detin Azov, në atë që analistët e kanë quajtur goditje ndaj fuqisë ajrore të Moskës, raporton BBC.

Shefi i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, ka thënë se forca ajrore ka shkatërruar një aeroplan A-50, që zbulon radarët me rreze të gjatë dhe një aeroplan Il-22.

A-50 zbulon mbrojtjet ajrore dhe koordinon objektivat me aeroplanët luftarakë rusë.

Ukraina ka luftuar për të bërë përparime të rëndësishme kundër forcave ruse që gjenden në juglindje të territorit të saj.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Britanisë së Madhe më 23 shkurt kishte thënë se Rusia me gjasë ka gjashtë A-50 operacionalë. Ndërtimi i aeroplanëve të tillë mund të kushtojë qindra miliona dollarë.

Zyrtarët rusë thanë se nuk kanë ndonjë informacion për sulmet, por komentuesit rusë pro-luftë kanë thënë se humbja e një aeroplani A-50 do të kishte ndikim të madh.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat, ka thënë se aeroplani Il-22 u dëmtua përtej riparimit, ndërsa tha se aeroplani spiun A-50 ishte “objektivi prioritar”.

Të ngjashme