Lajme
Ukraina: Janë vrarë 14.400 ushtarë rusë, 95 avionë e 115 helikopterë të shkatërruar
Demokracia
23:17 | 19 Mars 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainas njoftoi se pothuajse 14,400 ushtarë rusë dhe anëtarë të tjerë të ushtrisë u vranë në Ukrainë. MPJ-ja ukrainase gjithashtu njoftoi se kishin shkatërruar mijëra pajisje ushtarake ruse, transmeton Demokracia.com.

Më konkretisht, në postimin në Twitter thuhet se që nga fillimi i pushtimit rus janë shkatërruar 95 avionë rusë, 115 helikopterë dhe 1470 automjete të blinduara dhe të tjera.

CNN thekson se ata nuk mund ta konfirmonin këtë informacion ukrainas. Ata kujtojnë se më 2 mars Rusia njoftoi se deri më tash ishin vrarë 468 pjesëtarë të ushtrisë ruse.

Sipas informacioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe ato të NATO-s, numri i viktimave ruse është nga tre deri në dhjetë mijë. /Demokracia.com/

Të ngjashme