Lajme
Ukraina: Forcat ruse po rigrupohen për ta sulmuar Donbasin
Demokracia
13:18 | 03 Prill 2022

Share:

Këshilltari presidencial në Ukrainë, Segey Nikiforov, tha për BBC-në se trupat ruse, që janë larguar nga rajoni i Kievit, janë dërguar në Bjellorusi për t’u përgatitur që ta rinisin një ofensivë në lindje të Ukrainës.

Nikiforov përsëriti pretendimin e Ukrainës se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe tha se Moska po tërheq forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të përtërirë në Ukrainën lindore, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

“Ata po tërhiqen nga veriu. Tani po i përqendrojnë përpjekjet e tyre për ta sulmuar lindjen, për ta rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, tha ai.

Më herët, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e jugut dhe lindjes së Ukrainës./Demokracia.com/

 

Të ngjashme